Dje në Bjeshkët e Deçanit, një burrë ka ndërruar jetë derisa ishte duke vozitur motoçikletën e tij. Bëhet fjalë për këngëtarin Jeton Kuçi.
“Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me motoçikletë, kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante kanë dalur në vend të ngjarjes dhe nga ekipi i ndihmës së shpejtë është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e sotëm të policisë, përcjell albinfo.ch.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
Ndërkohë, lajmin e ka bërë të ditur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj. Jeton Kuçi kishte qenë i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.
“Çiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës! Po e kam të vështirë të shkruaj për Ty shoku ynë, sepse kemi dhembje e mall pa kufi, por do jemi edhe krenarë gjithë jetën i dashuri miku im, Jeton Kuçi!”, shkruan Selmanaj.