Ka vdekur në moshën 86-vjeçare ish-presidenti francez, Jacques Chirac.
“Presidenti Jacques Chirac vdiq këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij”, i tha dhëndri i tij AFP-së, përcjell albinfo.ch.
Chirac shërbeu si president i Francës për dy mandate dhe e futi vendin e tij në monedhën e vetme evropiane.
Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.
Ai ishte presidenti i dytë që shërbeu në periudhë më të gjatë në Francë, pas paraardhësit të tij socialist Francois Mitterrand.
Chirac ishte në mesin e liderëve botërorë që doli në mbështetje të vendeve të NATO-s për ta bombarduar Serbinë në vitin 1999.