Gruaja më e vjetër në botë, Emma Morano ka ndërruar jetë sot në moshën 117-vjeçare, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ajo ishte gruaja dhe njëkohësisht personi më i vjetër në botë.
Morano kishte lindur në 29 nëntor të vitit 1899, kur Britania ishte në luftë me Boers në Afrikën e Jugut. Emma Morano ishte një nga tetë fëmijët, pesë motrat dhe tre vëllezërit dhe ishte hallka e fundit në botë me njerëzit që kanë jetuar në shekullin e 19-të.
Ajo më parë ishte e sëmurë, por i kishte tejkaluar të gjitha vështirësitë, ashtu si edhe dy Luftërat Botërore. Ajo gjithashtu ishte e divorcuar.