Në ditën e dytë pas aksidentimit të autobusit zviceran në Norvegji, njoftohet për vdekjen e personit të katërt, viktimë të këtij aksidenti. Njoftimi vjen nga Spitali Universitar St.Olav në qytetin norvegjez Trondheim. Bëhet fjalë për një zviceran 49 vjeçar.
Të mërkurën qe njoftuar për vdekjen e tre zviceranëve, të moshave gjegjësisht 56, 72 dhe 78 vjeçare. Shoferi i autobusit, me shtetësi gjermane ka pësuar lëndime të rënda. Që të gjithë, 16 udhëtarët kishin pasaporta zvicerane.
Një autobus turistësh nga Zvicra kishte pësuar të mërkurën një aksident të rëndë i, me ç`rast kanë humbur jetën tre udhëtarë dhe ka pësuar lëndime të rënda një tjetër. Autobusi kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur në një mur. Personi me lëndime të rënda është transportuar me helikopter në spitalin Namsos, shkruan “VG”.
Të lënduarit tjerë, me lëndime më të lehta, kanë marrë trajtim mjekësor në spitalet e afërta.
Disa nga pasagjerët nga fuqia e përplasjes janë hedhur nga autobusi dhe kanë përfunduar nën autobus.
Aksidenti ka ndodhur në mesditën e djeshme, në autostradën E6 në afërsi të qytetit Flåttådal