Është bërë e ditur se drejtori i QKMF-së në Gjakovë, Kujtim Zarari, ka humbur betejën me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Humb betejën me koronavirusin edhe mjeku familjar. Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare Dr. Kujtim Zarari. Dr.Zarari ishte anëtar i Kuvendit të OMK-së”, thuhet në njoftim.
Me vdekjen e dr. Zararit, ka arritur në pesë numri i mjekëve që kanë humbur betejën me COVID-19.
https://www.facebook.com/Oda.Mjekeve.Kosoves/photos/a.165937120667134/675304866397021/?type=3&theater