Policia ka gjetur dy kufoma të vajzave në një veturë të djegur në Simmenbödeli në Grabs të SG. Policia e kantonit St. Gallen, sipas një njoftimi, thotë se bëhet fjalë për dy vajza, 2 dhe 5 vjeç.
Nëna e dy vajzave kishte alarmuar të dielën pasdite policinë se burri i saj zviceran, 44-vjeçar, me të cilin jetonte i ndarë, kishte ikur pa leje me dy vajzat e përbashkëta. Policia e St. Gallenit kishte nisur menjëherë një kërkim pas veturës së zviceranit.
Pak më vonë kishte pranuar informacionin për një automjet të djegur në zonën Simmenbödeli. Policia gjeti dy kufomat e fëmijëve të djegura.
Babai u gjet disa qindra metra larg nga vendi i ngjarjes me lëndime të rënda të djegies. Ai u dërgua në spital, por vdiq nga plagët në mbrëmje.
Sesi dy vajzat u mbytën nuk ishte e njohur për policinë. Policia, megjithatë supozon se babai kishte vrarë fëmijët, por edhe aksidenti nuk mund të përjashtohet.
“Ne supozojmë se i ndjeri ka djegur makinën”, tha zëdhënësi i policisë, Hanspeter Krüsi.
Rrethanat e sakta për ngjarjen do të sqarohet nga policia e kantonit St. Gallen dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Babai ishte i njohur për policinë, por jo për shkak të dhunës në familje, por për një padi që ishte ngritur kundër tij