Të huajt që udhëtojnë në Zvicër do ta gëzojnë të drejtën për të marrë ndihmën nëse dëshirojnë përfundimin e jetëve të tyre.
Rezultatet e para tregojnë se votuesit kanë refuzuar të dy iniciativat në referendumet lokale të dielën me rreth 80 % të votave, vetëm 15.5 për qind votuan për të ndaluar vdekjen e asistuar, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Prej 32 deri 34 për qind e qytetarëve të Cyrihit moren pjesë në votimet e së dielës.
Deri më tash rreth 200 persona kanë bërë “vetëvrasje të asistuar” çdo vit në Cyrih.
Vdekja e asistuar është lejuar në Zvicër që nga viti 1941, nëse kryhet nga jo-mjekët që nuk janë të interesuar për vdekje.
„Eutanazia“ apo “vrasja e mëshirshme” është e lejuar vetëm në Holandë, Luksemburg, Belgjikë dhe në shtetin amerikan të Oregonit.