Pas lajmit për tragjedinë që i ndodhi familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ku 3 anëtarë të kësaj familje dyshohet se vdiqën pas një helimi në Shqipëri, ka reaguar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai kërkoi nga autoritetet e Shqipërisë ta zbardhin sa më shpejt rastin.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Mediumi lokal ‘Mediainfokus’ raporton me burime se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.
Postimi i plotë:
“E nderuar familje Haliti,
Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.
Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.
Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram.