Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi sot 13,807 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 1967 raste në ditë që është 7 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 337.55.
BAG raporton 148 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 21 në ditë. Aktualisht 481 persona po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 30 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton 9 raste të reja të vdekjes në7ditët e fundit.