Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 684 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në tri ditët e fundit.
Ky numër e vendos mesataren e 7 ditëve në 338 që është 36 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 66,91, shkruan srf.ch.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 2.1 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 2 sosh ishin pozitive, tansmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje.
Numri i testimeve të kryera në një mesatare 7-ditore është 20,523 teste në ditë dhe kështu është ulur me 13 për qind krahasuar me javën e mëparshme. P
BAG raporton 3 raste të reja të vdekjeve në lidhje me koronavirusin gjatë fundjavës që kaloi.
Aktualisht BAG raporton 280 persona që po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 28 për qind më pak se në javën e kaluar.