Ministria e Infrastrukturës e Kosovës njofton se është duke vazhduar të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga Kaçanik-Hani i Elezit për shkak se ende po vazhdon puna për vendosjen e trarëve në Urën 407.
Kjo ministri thotë se rruga to të jetë e mbyllur deri më 24 dhjetor për shkak të sigurisë publike, përcjell albinfo.ch.
“Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30 dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30 Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion!”, thuhet në njoftim.