Para gati 30 minuta ka filluar takimi i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Takimi po vazhdon ende mes Vuçiqit, Borrellit dhe Lajçakut.
Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.
Kurti e Vuçiq do të mbajnë takime ndaras me Borrellin e emisarin për dialogun Miroslav Lajçakun, e më pas pritet të ketë takim trepalësh.