Në mëngjesin e sotëm në Athin ka nisur raundi i ri i negociatave për emrin e Maqedonisë në mes ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias me ndërmjetësin Metju Nimic.
Në këtë takim pritet që palët të përafrojnë pozicionet e dy vendeve që të hapet rruga drejt zgjidhjes.
Shefat e dy diplomacive, javën e kaluar realizuan një takim bilateral në margjinat e mbledhjes ministrore që u mbajt në Selanik, derisa raundi i fundit me prezencën e Nimic u mbajt më 25 prill në Vjenë të Austrisë