Pas rreth 50 minutave ndërprerje, ka vazhduar ndeshja Rumani-Kosovë.
Futbollistët tashmë janë kthyer në fushë dhe është tërhequr vërejtje se nëse ka sjellje tjera diskriminuese ndeshja do të ndërpritet plotësisht.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka njoftuar se ndeshja është pezulluar për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, që nga fillimi i ndeshjes, rumunët dëgjoheshin duke brohoritur “Serbia, Serbia” teksa pas portës së ekipit të Kosovës, u shfaq pano “Kosova është Serbi”.