“Mësojmë shqip në Selanik”, për të tretin vit fëmijët e komunitetit shqiptar në Selanik vazhdojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe, i cili fillon më 13 tetor, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit fëmijëve do t’u dhurohen abetare dhe tekste të tjera mësimore falas, të cilat janë shpërndarë pak ditë më parë nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Postën Shqiptare.
