Fushata për Zgjedhjet Kantonale në Zvicër po vazhdon.
Katër kandidatët shqiptarë të FDP-së për Zgjedhjet Kantonale, ju mirëpresin në aktivitetin e tyre elektoral për këto zgjedhje, që do të organizohet të premten më 8 mars, ora 19, në Hotel Spirgarten, Lindenplatz, 8048 Zürich.
Në mbrëmje do të diskutohet me personalitete nga politika dhe ekonomia, ndër ta senatori i kantonit të Zürich-ut, zoti Ruedi Noser, ku do të flasë për pjesëmarrjen e “Secondos” në suksesin e Kantonit të Zürich-ut, përcjell albinfo.ch.
Pjesë e diskutimit për këtë çështje do të jetë edhe zonja Carmen Walker Späh, Ministre e Ekonomisë në Kantonin e Zürich-ut.
“Aktivitetit do të përmbyllet me muzikë dhe Stand-Up Comedy, gjatë Aperitivit të ofruar nga ne”, thonë organizatorët.
Mbrëmbjen do ta moderoj gazetarja e albinfo.ch Ermira Ljutvija.