Dhuna ndaj grave në Kosovë po vazhdon, derisa në raportin 24 orësh të Policisë, raportohet për disa raste. Një person ka rrahur nënën e tij në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë, viktima për shkak të lëndimeve trupore ka marrë tretman mjekësorë. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje. Sipas njoftimit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Një tjetër person është arrestuar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshje. Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërkaq viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.