Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë diskutimin për Propozimligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë, i cili për shumicën parlamentare konsiderohet unifikues dhe progresiv, ndprsa për opozitën përçarës. Debati i seancës së 15-të për këtë ligj u ndërpre para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, ndërsa vazhdoi gjatë ditës së djeshme.
Deputetët përsëri kishin qëndrime të kundërta gjatë debatit, përcjell telegrafi.
Ligji për gjuhet është edhe kushti i partive shqiptare për të hyrë në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit. Ky i fundit ka marrë obligim për ta përfshirë gjuhen shqipe në të gjitha institucionet vendore.