Janë ditet kur mërgimarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, ata po detyrohen të presin gjatë në pikën kufitare Merdare.
Mirëpo, pritje gjatë ditës ka pasur edhe në pikat tjera kufitare.
Pavarësisht thirrjeve të Qendrës Kombëtarë për Menaxhim Kufitar që të evitohet kalimi nëpër këtë pikë, shumica zgjedhin Merdaren për të shkuar nga vendlindja.
Sipas QKMK-së, pritjet e mërgimtarëve për të dalur nga Kosova është 6 orë e 40 minuta deri në 7 orë
Ndërsa, për të hyrë, pritjet janë të vogla, gjegjësisht, 3 deri 10 minuta, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch