Në Serbi kanë vazhduar protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kundër politikave redaktuese të transmetuesit publik.
Protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalen së protestuari derisa kërkesat e tyre për lirinë e medias të plotësohen.
Presidenti serb u tall me tubimin e parë në Beograd, duke thënë se ishte i vogël dhe se nuk do t’u bindej kërkesave të tyre edhe nëse ata do të ishin 5 milionë në numër.
Tash protestuesit duan edhe largimin e presidentit Vuçiq, i cili ishte tallur me tubimin e parë të protestuesve.
Përndryshe, në Raportin e Progresit për Serbinë në vitin 2018, Komisioni Evropian vuri në dukje se fondet e disponueshme për transmetuesit publikë të Serbisë janë të pamjaftueshme.