Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi.
Në Dheu i Bardë, pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 3 orë, me kolona mbi 1 km.
Në Merdarë, pritjet zgjasin mbi 2 orë, me kolona prej 1.2 km.
Në Jarinje, për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri 1 orë, ndërsa për dalje deri 2 orë.
Në Muçibabë dhe Mutivodë, pritjet për dalje janë deri 2 orë.
Në pikat e tjera kufitare situata është e qetë, pa pritje të gjata.