Ministria e Punëve të Brendshme me anë të linjë- linkut të krijuar në lidhje me gjendjen e pritjeve dhe kolonave nëpër pikat kufitare ka njoftuar se në dy pikat atë në Merdare dhe te Dheu u Bardhë, pritjet janë deri në një orë.
Nga gjithësej 12 pika kufitare që lidhin Kosovën me vendet e tjera në dy pika atë të Merdares dhe te Dheu i Bardh ende ka pritje dhe kolona, shkruan Albinfo.ch.
Në Merdare në hyrje pritjet janë deri në 1 orë e 10 minuta ndërsa në dalje deri në 50 minuta.
Gjendja e njëjtë sipas MPB-së, është edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Ndërsa në pikat e tjera, pritjet janë deri në 10 minuta.
Albinfo.ch ka raportuar gjatë ditës së Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi , ka deklaruar se pritjet dhe kolonat po i krijon pala serbe.