Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila operon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në përditësimin e fundit ka njoftuar se pritjet nëpër pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës po vazhdojnë.
Në hyrje të Kosovës pritje janë evidentuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, prej 40 minutave dhe në Muçibabë deri në 10 minuta, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, pritjet për të dalë nga Kosova përmes po këtyre pikave shkojnë deri në një orë.