Ekipet e shpëtim-kërkimit pritet që edhe sot gjatë ditës të vazhdojnë operacionin e kërkimit për trupin e policit Armend Trena. Ato dje për një kohë janë ndërprerë shkaku i reshjeve të mëdha të shiut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se deri tani kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc, por nuk ka asnjë rezultat. Gashi ka thënë se kërkimet do të vazhdojnë sot, përcjell albinfo.ch.
Armend Trena dhe polici tjetër Malësor Dashi u aksidentuan javën e kaluar në magjistralen Han i Elezit-Kaçanik. Trupi i pajetë i Malësor Dashit është gjetur të enjten dhe është varrosur të premten me ceremoni shtetërore.