Hetimet po vazhdojnë për rrethanat e sakta se si çiklistja e ri, 18-vjeçarja Muriel Furrer, humbi jetën pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë Kampionatit Botëror të Cyrihut.
Muriel jetonte në Cyrih, më pak se 2 km nga vendi i përplasjes, transmeton albinfo.ch. Ndërsa garat vazhduan gjatë fundjavës, festimet e medaljeve u reduktuan, flamujt ishin në gjysmështizë dhe pjesëmarrësit thanë se kishte një atmosferë trishtimi.
Askush nuk e pa Muriel-in të përplasej dhe është e pasigurt se sa kohë ajo qëndroi e plagosur para se të thirrej ndihma.
Ajo pësoi një dëmtim në kokë dhe vdiq më vonë në spital.