Megjithatë, fillimisht LDK ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë, e cila do të nisë në orën 11:00.
Ndryshe, përfaqësues të këtyre partive dje kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshjeje.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i shtojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.