Me qëllim të parandalimit, në Yverdon (VD) janë instaluar në bazë eksperimentale radarë të rinj të cilët informojnë shoferët jo vetëm për shpejtësinë e tyre, por edhe për shumën e një gjobe të mundshme.
Ky lloj i ri parandalimi “u flet shoferëve më shumë se një ‘emotion’ i thjeshtë i qeshur ose i pakënaqur, duke treguar në terma monetarë shumën e gjobës që shkelësi do të duhej të paguante në rast të një kontrolli represiv”, shpjegojnë autoritetet e qytetit, transmeton albinfo.ch.
Radarët, të blerë nga kompania NéoSicura e Morges (VD), mund të përdoren gjithashtu për të analizuar shpejtësitë e regjistruara për të identifikuar kohët me një shkallë të lartë shkeljesh.