Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe personi i parë që u identifikua publikisht, i është bashkuar protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke e cilësuar këtë tubim si mbrojtje të vlerave kombëtare.
“Sot kam dalë këtu për t’i mbrojtur vlerat tona kolektive. Është pak me vonesë, por shpresoj që të jetë protestë e fortë për t’i mbështetur vlerat tona të UÇK-së,” ka deklaruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka theksuar se vlerësimi i saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka ndryshuar kurrë, duke përkujtuar përkushtimin e familjes së saj ndaj luftës për liri.
“Në vitin 1998, kur është betuar vëllai im për të luftuar për UÇK-në, është edhe ditën e sotme.”