Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018.
Këtë çmim në këtë vit iu nda Vasfije Krasniqi Goodman.
Vasfija u nderua si e guximshme pas rrëfimit të saj, si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës.
Vasfija theu tabunë me rrëfimin e saj.
Gjatë kohës së luftës në Kosovë, shumë gra ishin dhunuar seksualisht nga policia serbe.
Vasfije Krasniqi, u pa si heroinë e të gjitha grave të cilat kanë qenë dhe janë viktima të dhunës seksuale nga serbët në kohën e luftës në Kosovë.