Është varrosur të premten Leon Schlumpf, ish ministri dhe ish presidenti i vendit, babai i presidentes aktuale, Eveline Widemr-Schlumpf. Varrimi, me nderime të larta shtetërore është bërë në Chur të Graubündenit.
Nga Berna zyrtare në varrim kanë marrë pjesë minsitrat Ueli Maurer dhe Didier Burkhalter, kryetari i Parlamentit Hansjörg Walter si dhe kancelarja federale Corina Casanova. Të pranishëm kanë qenë edhe ish ministrat Pascal Couchepin, Adolf Ogi dhe Samuel Schmid.
Nderimin e fundit ish politikanit të ndjerë ia kanë bërë kryetari i partisë BDP në të cilën Schlumpf kishte kaluar nga viti 2008 ashtu si dhe kryetari i grupit parlamentar të SVP-UDC-së në Parlamentin Federal. Adrian Amstutz.
Leon Schlumpf ka ndërruar jetë në Chur, të shtunën e kaluar.