Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Nexhmije Pagarusha, është varrosur gjatë ditës së sotme.
Ajo ka lënë amanet që të ketë një ceremoni private të varrimit nga familjarët e saj.
Bilbili i Kosovës u varros në Pagarushë në vendin e lindjes së saj, afër varrit të babait.
Në Akademinë Përkujtimore u tha se Nexhmije Pagarusha këngëve ua jepte vulën e përjetësisë. Kortezhi që përcillte arkivolin e Nexhmije Pagarushës e përcollën me duartrokitje, ashtu siç ajo duartrokitej në çdo paraqitje të saj.