Gati një javë nga vdekja e tij, dje në fshatin Kosine të Ferizajit është varrosur 4-vjeçari kosovar, Zenel M.
Zenel M. humbi jetën javën e kaluar pasi kishte rënë në një lumë në vendin e quajtur Aahbach, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Ai ishte duke luajtur në një shesh lojërash në Wildegg AG, së bashku me nënën e tij dhe papritur ishte zhdukur, kanë shkruar mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Aty afër ishte edhe një lumë dhe policia dyshonte se mund të kishte rënë në të, pasi nuk gjendej askund. Madje, ishin përdorur edhe helikopterët për të gjetur djaloshin 4-vjeçar.
Në fund, trupin pa jetë të vogëlushit e kanë gjetur punëtorët e hidrocentralit në Wilnachern, në lumin Aare.
