Në ceremoninë e varrimit dhe të zisë të viktimave belge, marrin pjesë dy përfaqësues të Qeverisë Federale të Zvicrës.
Në varrimin që mbahet sot në Lommel të Belgjikës, është e pranishme presidentja e vendit, Eveline Widmer-Schlumpf, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë Federale. Pas takimit me çiftin mbretëror të Belgjikës, presidentja do të udhëtojë për në Louven.
Nesër (e enjte) ministri i punëve të jashtme i Zvicrës, DIdier Burkhalter do të qëndrojë po ashtu në Louven për të marrë pjesë në ceremoninë e zisë të viktimave nga ky qytet, shkruan news.search.ch.
Në të dy ceremonitë do të marrë pjesë edhe një delegacion i kantonit Valis dhe përfaqësues të shërbimeve të shpëtimit.