Varianti i ri i coronavirusit, i cili fillimisht u zbulua në Britaninë e Madhe, tashmë është përhapur në 70 vende të tjera të botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin më të ri të gjendjes epidemiologjike, e konfirmoj këtë.
Po ashtu, variante të reja të coronavirusit janë zbuluar edhe në Afrikën e Jugut gjatë javës së kaluar, duke u përhapur nga aty edhe në tetë vende të tjera dhe se aktualisht besohet se prezent është edhe në 31 vende.
Nga ana tjetër, mediat braziliane raportojnë se varianti i ri është detektuar edhe në Brazil, ku nga aty më pas është përhapur edhe në tetë vende të tjera, përcjell albinfo.ch.