Prej sa ditësh është folur për shifrën prej rreth 30 për qind kur bëhet fjalë për infeksionet me variantin delta në numrin e përgjithshëm të infeksionet Covid, shkruan srf.ch.
Megjithatë, ka qenë prej kohësh e qartë se varianti “i ri” Corona së shpejti do të mbizotëronte, transmeton albinfo.ch. Kështu, brenda pak ditësh, përqindja e variantit delta në Zvicër është rritur nga rreth 30 në rreth 70 për qind.
Këtë tani e tregojnë edhe vlerësimet e fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Sipas të dhënave më të fundit, varianti i zbuluar fillimisht në Indi, qysh më 29 qershor përbënte 70.9 për qind të të gjitha infeksioneve në Zvicër.
Lajmi i mirë këtu është se vaksinat kundër koronavirusit, që përdoren në Zvicër mbrojnë gjithashtu edhe nga Delta.
Megjithatë, studimet e reja konsiderojnë se efektiviteti i tyre është më i ulët se sa ndaj variantit «alfa», që ishte mbizotërues më parë.