Në Zvicër së fundi janë gjetur dukshëm më shumë infeksione me variantin Delta.
Kështu, sipas raportit aktual javor të situatës epidemiologjike nga BAG përqindja e variantit delta është rritur ndjeshëm nga java 22 (31.5.-6.6.2021), raporton srf.ch.
BAG vlerëson një pjesë prej 13 për qind për javën e 23 (7-13 qershor). Vetëm një javë më parë, BAG vlerësonte vetëm 3.8 për qind praninë e variantit delta.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqërisë gjermane për mjekësi pediatrike dhe adoleshente, Burkhard Rodeck, varianti delta, i përhapur së fundi, duket të jetë më pak i rrezikshëm se variantet e tjera të koronavirusit për sa i përket vdekshmërisë, transmeton albinfo.ch.
Ne e dimë që ky variant është rreth 60 për qind më ngjitës, ka tgënë ai të enjten në një seancë ekspertësh në Bundestag gjerman lidhur me temën e shkollave në pandemi.
“Megjithatë, për sa i përket shkallës së vdekshmërisë, është më pak i rrezikshëm se variantet e tjera”.
Rodeck theksoi se konstatimi mbështetet mbi të dhënat paraprake nga Britania e Madhe, ku varianti është përhapur shumë gjerësisht.