Rreth 70 mijë kanë humbur plotësisht kontrollin mbi përdorimin e internetit. Te të rinjtë numri është shtatë herë më i lartë.
Shifrat janë nxjerrë nga raporti i varësisë të përgatitur nga „Panorama 2016“ të fondacionit «Sucht Schweiz».
Sipas të dhënave të monitorimit thuhet se rreth 1 për qind e popullsisë e ka humbur kontrollin në përdorimin e internetit.
Duke marrë vetëm pjesën e cila përbëjnë të rinjtë, bëhet fjalë deri në 7.4 për qind.
Në përgjithësi, sipas raportit janë rreth 70’000 raste të varësisë. Një numër që është konfirmuar edhe nga praktikuesit.
Në vitin 2014, rreth 95% e 12 deri 19 vjeçarëve posedonin një „smartphone“, 76% një laptop dhe 29% një tabletë.