UEFA është dorëzuar dhe do të pranojë futjen e teknologjisë në futboll nga sezoni i ardhshëm.
Përmes një komunikate për media, Shtëpia evropiane e futbollit ka bërë të ditur që do të përdorë sistemin VAR në Ligën e Kampionëve, nga sezoni i ardhshëm, që do të nënkuptojë rishikimin e rasteve kontestuese në ndeshjet e garës evropiane.
Presidenti i UEFA-së, Aleksandër Çeferin, kishte paralajmëruar qysh muajin e kaluar për përdorimin e VAR-it, që përveç në Ligën e Kampionëve do të përdoret edhe në Kampionatin Evropian 2020 dhe në Ligën e Evropës nga sezoni 2020-2021.
VAR-i përdoret në top-ligat evropiane, në Spanjë, Itali, Gjermani e Francë, por ende jo në Premier ligën e Anglisë, por vetëm në kupat e këtij shteti.