Një aktiviste e ambientit që e ngjyrosi statujën ikonike të Wall Streetit, “Demin”, është arrestuar.
Courtney Fallon thotë se ngjyra e kaltër të cilën ajo e hodhi mbi dem përfaqëson rritjen e nivelit të detit, pas vendimit të presidentit Donald Trump që të largohet nga Marrëveshja e Parisit për ngrohjen globale.
Policia e New Yorkut ka thënë se Fallon është arrestuar nën akuzat për grafite dhe sjellje kriminale.
Ndërsa, Fallon ka thënë se ajo ka përdorur vaj të misrit dhe shkumë që të fshihet më lehtë.