I njohur si ish zëvendës ministër i jashtüëm i Kosovës, profesori universitar në Paris, Valon Murtezaj, është dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Meritës për merita të shquara, me dekret të Presidentit të Republikës Franceze.
Murtezaj është graduar me titullin e lartë, Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës.
Kjo dekoratë, u akordohet personaliteteve më eminente botërore, për merita dhe të arritura të shquara jetësore në fusha të ndryshme, njofton koha.net
Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar në vitin 1963 nga Presidenti Charles de Gaulle, dhe bashkë me Urdhrin e Legjionit të Nderit janë dy urdhrat më të lartë të Francës.
Dekorata do t’i prezantohet profesorit Murtezaj në një ceremoni të veçantë.