Skip to content

Valon Dedaj, hendbollisti më i mirë i Kombëtares për vitin 2019

Kapiteni Valon Dedaj është cilësuar si hendbollisti më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019. Kështu ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook. “Valonin e kemi kapiten dhe organizator të shkëlqyeshëm të lojës. Në vitin kur Kombëtarja ka bërë ngritjen e madhe, Dedaj ishte në krye të detyrës. […]

Kapiteni Valon Dedaj është cilësuar si hendbollisti më i mirë i Kombëtares së Kosovës për vitin 2019.

Kështu ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook.

“Valonin e kemi kapiten dhe organizator të shkëlqyeshëm të lojës. Në vitin kur Kombëtarja ka bërë ngritjen e madhe, Dedaj ishte në krye të detyrës. Presim kontributin e tij të mëtejmë, që së bashku të ngjitemi gjithnjë e më lart”.