Behrami u transferua si futbollis i lirë te kjo skuadër, pasi që nga largimi i tij nga FC Sion kishte mbetur pa skuadër.
Mesfushori është rikthyer përsëri në skuadrën e Genoas, për të cilën kishte luajtur gjatë viteve 2003-2005, me të cilët kishte bërë 24 paraqitje para se të transferohej te Lazio.
Behrami po ashtu ka luajtur në Zvicër, Itali, Angli dhe Gjermani, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.