Vetëm pas një stinori në Bundesligën gjermane me SV Hamburg, Valon Behrami bëhet sot zyrtarisht edhe lojtari më i ri FC Watford, i cili nga sezoni i ri do të jetë pjesë e premier ligës angleze.
Behrami ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, ndërkaq lajmin për marrëveshjen e kanë konfirmuar edhe dy klubet futbollistike, raporton “albinfo.ch”.
Lojtari mitrovicas me pasaportë zvicerane në Angli kishte luajtur edhe gjatë viteve 2008 -2011 te ekipi i West Ham-it.
Kësaj herë Valoni në Londër do të jetë pjesë e ekipit të zemrës së yllit muzikor Elton John, ndërkohë aty do të bashkohet edhe me futbollistin tjetër shqiptar Almen Abdi, i cili po ashtu është rritur në Zvicër.