Bëhet fjalë për valixhen e zgjuar, të quajtur „Bag2Go“. Tash e tutje nuk keni pse të shqetësoheni për fatin e bagazhit tuaj gjatë udhëtimit.
„SmartBaggage“ udhëton vetëm falë pajisjes me sinjalin GPS për t’u lokalizuar dhe nëpërmes senzorëve të tjerë dhe aplikacioneve për iPhone, duke i treguar pronarit nëse ka kaluar peshën e lejuar nga kompania ajrore, nëse është hapur nga dikush, apo nëse është manipuluar pas mbingarkimit në aeroport.
„Bag2Go“ është një projekt i përbashkët i „Airbus“, prodhuesit të bagazheve „Rimowa TIK“ dhe ofruesit të shërbimit „T-Systems“.
Valixhja është e pavarur nga pronari i saj për të udhëtuar dhe gjen rrugën e saj në destinacionin e duhur, madje edhe në rast të një ndryshimi afatshkurtër të orarit, një vonesë ose një fluturim i anuluar.