Skip to content

Vali Corleone edhe 15 ditë në psikiatri

Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, kështu duke shkaktuar dhunë në familje

Vali Corleone apo emri i vërtetë i të cilit është Valdrin Sylejmani do të qëndrojë edhe 15 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur zyrtari për informim i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Të pandehurit P.V. i është vazhduar masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike edhe për 15 ditë. Kjo ka ardhur me kërkesë të ekspertit”, tha Shkodra, përcjell albinfo.ch.

Kur prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Corleones më 7 mars, Gjykata kishte refuzuar këtë kërkesë duke i caktuar masën e ekzaminimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Këtë vendim gjykata e kishte arsyetuar duke u bazuar në mendimin dhe konstatimin e ekspertit Afrim Canaj.

Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, kështu duke shkaktuar dhunë në familje.

Prokuroria pretendon se nën dyshimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit e vet nga shtëpia.