Skip to content

Valencia e shet Mustafin

Edhe babai i Shkodranit, Kujtim Mustafi ka konfirmuar se janë në bisedime me Arsenalin

Valencia ka konfirmuar që do ta shesë Shkodran Mustafin pasi klubi është në krizë financiare. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit spanjoll, Garcia Pitarch, shkruan albinfo.ch.

 

“Nuk kemi gjendje të mirë financiare dhe na duhen paratë. Kemi buxhet të kufizuar dhe nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, Mustafin do ta shesim”, deklaroi Pitarch.

 

Një sinjal i mirë ky për Arsenalin, që me një ofertë mbi 20 milionëshe mund ta marrë shqiptarin në “Emirates”. Për përfaqësuesin e Gjermanisë ishte i interesuar edhe klubi i Chelseat.

 

Edhe babai i Shkodranit, Kujtim Mustafa ka konfirmuar se janë në bisedime me Arsenalin, por edhe me një klub tjetër, por ka thënë se deri në fund të afatit kalimtar gjithçka mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *