Për kampionin e dyfishtë të thaiboksit, Valdet Gashi i cili ka jetuar në Gjermani ndërsa më shumë ka qenë i njohur si pronar i shkollës së thaiboksit në Winterthur të Zvicrës para dy javësh qe përhapur lajmi se është vrarë në Siri. Atje ai ishte radhitur në radhët e ISIS-it.
Shkaktari i vrasjes nuk përmendej ndërsa vëllai i tij kishte deklaruar se atë e kishin vrarë me rastin e përpjekjes së tij për të ikur.
Tash edhe organizata siriane për të drejtat e njeriut SOHR ka dalë me njoftimin se ai është vrarë duke ikur nga qyteti Alepo. Këtë informatë e ka publikuar IBT Times. Por sipas këtij mediumi ka vend edhe për dyshime nëse ky lajm është autentik. Kjo për faktin se SOHR thirret po ashtu edhe në burime tjera, sipas të cilave Gashi ende është i gjallë dhe po bën përpjekje për të ikur nga ISIS-i.