Të shtunen, në bibliotekën Pestalozzi në Cyrih, i zhvilloi punimet kuvendi i parakohshëm i ShKShZ-së.
Punimet e këtij Kuvendi i shpalli të hapura Bujar Salihu, i cili e paraqiti raportin e punës dhe një raport financiar. Më pas u zhvillua edhe një debat për mundësitë e riorganizimit të ShKShZ-së.
Kuvendi me votim të fshehtë zgjodhi kryesinë e re të shoqatës. Valdet N. Berisha u zgjodh kryetar, Bujar Salihu nënkryetar, ndërsa Arbër Ahmetaj, Bit Gecaj dhe Gani Bytyçi u zgjodhën anëtarë të kryesisë.
