Manuali i globetrotter, Lonely Planet, e ka emërtuar kantonin Valis si një nga pesë vendet më të mira në botë për t’u vizituar.
Udhërrëfyesi thotë se hijeshia e kantonit Valis është unike dhe ofron atraksione gjatë gjithë vitit dhe ka monumente të famshme botërore, si Matterhorn dhe vendpushimet e Verbier dhe Zermatt.
Valisi është gjithashtu vendi i 41 nga 48 majat më të larta në vend, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët turistikë thonë se bekimi i udhërrëfyesit Lonely Planet nuk duhet nënvlerësuar. Florian Eggli, një pedagog i turizmit në Universitetin e Lucernit, thotë se ka një nivel veçanërisht të lartë besueshmërie dhe faqja e saj e internetit merr 5 milionë vizita në ditë.
Ai gjithashtu thekson se në ditët e sotme përdoruesit e Lonely Planet priren të jenë më të moshuar dhe më të pasur, kështu do të shpenzojnë më shumë para për vizitën e tyre.