jo javë pritet të jetë me temperatura shumë të larta në kontinentin e vjetër.
I ‘nxehti afrikan’ pritet të pushtojë pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.
Spanja është një vendet e para që e përjetuar nxehtësinë, derisa temperatura të larta do të përjetojnë edhe Franca, Gjermania, Belgjika, Çekia, Zvicra dhe Italia.
Madje, të premten, temperaturat do të arrijnë 42 gradë në Luginën e lumit PO në Itali, përcjell albinfo.ch.
Por, vala e nxehtësisë, pritet të zgjasë deri në fillim të muajit korrik.
Sigurisht se kjo valë e nxehtësisë do të ketë pasoja, derisa rekomandohet që njerëzit të kenë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe të qëndrojnë në vende të freskëta.
Edhe në Gjermani është paralajmëruar një valë e të nxehtit të madh, nga dita e hënë, duke arritur pikën kulmore të mërkurën ose të enjten.
Vala e të nxehtit që preku Evropën vitin e shkuar, rezultoi me vdekje të shumta në Spanjë dhe Portugali si dhe thatësirë në Gjermani dhe Suedi.
Kontinenti e përjetoi gushtin e tij më të nxehtë në të njëjtin vit, sipas Qendrës Evropiane për Parashikimet.